Kushtet e Përdorimit

Duke përdorur këtë faqe dhe duke bërë blerje në MB Cosmetics, ju pranoni kushtet e mëposhtme.

Porositë dhe Pagesa

Pagesa bëhet kesh në dorëzim (Cash on Delivery), pra e kryeni pagesën kur e pranoni mallin. Çmimet e produkteve janë në euro (€) dhe përfshijnë TVSH-në ku aplikohet.

Dërgesa

Dërgesa kushton 2.5€ për Kosovë dhe 5€ për Shqipëri dhe Maqedoni. Dërgesa është falas mbi shumën minimale të përcaktuar në checkout.

Produktet

Të gjitha produktet e ofruara nga MB Cosmetics janë origjinale. Fotot e produkteve janë sa më afër realitetit, por mund të ketë ndryshime të vogla për shkak të cilësisë së ekranit.

Kontakti

Për çdo pyetje rreth këtyre kushteve, na kontaktoni në info@mbcosmetics-ks.com.